ACT NOW 2025 PËRMBYLLET ME SUKSES: NJË HAP PËRPARA DREJT SHQIPËRISË DIGJITALE
ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital në Ballkanin Perëndimor. I organizuar nga Këshilli Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin (ACTI), eventi mblodhi gjigantët e teknologjisë nga rajoni e bota, politikëbërësit, investitorët, startup-et dhe ekspertët e sigurisë kibernetike për të diskutuar të ardhmen e inovacionit dhe teknologjisë.

ACT NOW 2025 nisi më 29 maj me një mbrëmje të veçantë rrjetëzimi ku morën pjesë anëtarët e bordit të ACTI-t, partnerët e eventit, folësit dhe përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore. Ky takim ofroi një ambient të qetë për të iniciuar biseda bashkëpunimi, nxitur lidhje të reja përmes rrjetëzimit dhe për të shënuar atmosferën vijuese të bashkëpunimit përgjatë ACT NOW 2025.


Konferenca, ngjarja kryesore e ACT NOW 2025, nisi më 30 maj me fjalët përshëndetëse të z. Ermal Beqiri, Kryetar i Bordit të ACTI-t; znj. Mirlinda Karçanaj, Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit; dhe z. Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Gjatë fjalës së tij, ministri Gonxhja lançoi edhe nismën kombëtare “Albania Future Now”, një iniciativë e re në bashkëpunim me EU4Innovation për të përshpejtuar transformimin digjital dhe zhvillimin e drejtuar nga inovacioni në të gjithë vendin.

Konferenca nisi me fjalime nga znj. Kozeta Garrett, Partnere Globale për Sigurinë Kibernetike në Microsoft, mbi të ardhmen e sigurisë kibernetike në një botë të drejtuar nga inteligjenca artificiale, dhe znj. Ekaterina Solovova, Drejtuese e BERZH-it në Shqipëri, e cila theksoi rolin strategjik të bankës në mbështetjen e transformimit të udhëhequr nga teknologjia.


Më pas vijoi paneli mbi “Next-Gen Cybersecurity and Digital Trust”, me pjesëmarrjen e z. Eric Piroux (Entrust), z. Lee Rossey (Simspace), z. Petar Markota (Check Point), znj. Jelena Milosevic (IBM), dhe z. Vladimir Vukovic (Supermicro), i moderuar nga z. Saimir Kapllani nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Në mesditë, agjenda u përqendrua në strategjinë kombëtare digjitale. Paneli “Rruga Përpara drejt Shqipërisë Digjitale 2030” përfshiu znj. Delina Ibrahimaj, Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit; znj. Mirlinda Karçanaj; z. Igli Tafa, Drejtor i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike; dhe z. Sokol Duma, Zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Diskutimi u fokusua te objektivat strategjikë digjitalë të Shqipërisë, Strategjia për Startup-et dhe rëndësia e përputhshmërisë ndërinstitucionale për inovacionin e qëndrueshëm.

Paralelisht nisi edhe sfida “Cyber Drill Challenge”, një garë e shpejtë me skenarë të sigurisë kibernetike që testoi aftësitë e reagimit në kohë reale të profesionistëve, studentëve dhe entuziastëve. Fitues i sfidës u shpall Alvi Skita, i cili mori çmimin “Cyber Drill” për aftësitë e treguara përgjatë kësaj sfide.

Sesioni i pasdites vijoi me një fjalim nga z. Dane Hinic, Menaxher i Qendrës së Ekselencës në IBM, i cili foli mbi “Agentic AI” dhe ndikimin e tij në biznes, qeverisje dhe etikë. Më pas pati një bisedë të lirë mes anëtarëve të bordit të ACTI-it dhe kompanive anëtare të ACTI-it: z. Andis Papa, CEO në Fastech; z. Gentian Likaj, CEO në Communication Progress; z. Brano Djurovic, CEO në One Albania; z. Kushtrim Shala, CEO në ALBICT; z. Gjergji Mulla, CEO në Helius Systems; dhe z. Bernard Toci, CEO në Synapse. Ata reflektuan mbi sfidat e ekosistemit dhe theksuan nevojën për infrastrukturë më të fortë, investime dhe zhvillim të talenteve.


Fjalimi përmbyllës u mbajt nga z. Onur Koc, Oficeri Rajonal i Teknologjisë për Europën Juglindore në Microsoft. Ai trajtoi temën ““AI with Purpose: Shaping Agentic AI and Microsoft’s Vision”, duke u fokusuar te evolucioni etik i inteligjencës artificiale dhe potenciali i rajonit për të udhëhequr zhvillimin e përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale.

Mbrëmja kulmoi me Ceremoninë e Çmimeve ACT NOW 2025 dhe Darkën Gala. Fjalët përshëndetëse u mbajtën nga z. Ermal Beqiri dhe znj. Delina Ibrahimaj.


Më pas, një panel me investitorë ndërkombëtarë diskutoi për fuqizimin e themeluesve të guximshëm në Ballkanin Perëndimor dhe potencialin e investimeve në rajon. Në panel morën pjesë: Vuk Lau (Silicon Gardens), Maaike Doyer (Epic Angels), Maria Carolina Romero (Business Angel), Eli Zhabevska (South Central Ventures), Keo Sar (Dream VC), dhe Ardian Hoxha (Keiretsu Forum South East Europe), i moderuar nga investitori dhe CEO z. Ravik Mima.

Gjashtë startup-et finaliste prezantuan live për çmimin e madh ACT NOW Grand Prize përpara audiencës dhe një jurisë së përbërë nga: znj. Delina Ibrahimaj, z. Sokol Duma, znj. Mirlinda Karçanaj, z. Igli Tafa, z. Josh Miekley, Human-Centered Strategist; z. Aleksandër Biberaj, Shef i Departamentit të Elektronikës dhe Telekomunikacionit në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, Universiteti Politeknik i Tiranës; dhe znj. Leonora Kusari, Drejtuese dhe Koordinatore Rajonale BIP, SME F&D në BERZH.
Fituesit e Çmimeve ACT NOW 2025:
- Youth Prize: LookUp Parking nga Xhurian Shaba u shpërblye me 2,500€, për aplikacionin e tij që lidh shoferët që kërkojnë parkim me persona që kanë hapësira të lira. Aplikacioni krijon një marketplace të thjeshtë e dinamik ku shoferët mund të gjejnë, rezervojnë dhe paguajnë parkimin, ndërsa pronarët mund të vendosin çmimet dhe të gjenerojnë të ardhura.
- Cyber Drill Prize: Alvi Skita fitoi 2,500€ për performancën e tij të jashtëzakonshme në sfidën Cyber Drill, ku zgjidhi me sukses një seri skenarësh të ndërlikuar në një garë që mblodhi mbi 20 profesionistë dhe entuziastë të sigurisë kibernetike nga i gjithë vendi.
- Çmimi i Madh ACT NOW Grand Prize (€50,000): InsectIntel, një startup që po transformon mbrojtjen e të korrave në bujqësi përmes kurtheve inteligjente me inteligjencë artificiale dhe analizave në kohë reale. Pajisjet e tyre IoT me energji diellore kapin imazhe insektesh në terren, identifikojnë llojin me modele të trajnimit të veçantë të vizionit kompjuterik dhe njoftojnë menjëherë fermerët.

ACT NOW 2025 ishte më shumë se një samit ishte një deklaratë vizioni. Shqipëria nuk po pret të ardhmen. Ajo po e ndërton atë. Tani.
