Shpallen finalistët e çmimeve ACT NOW 2025
Më datë 26 Maj, 12 startupet gjysmëfinaliste të çmimit Grand Prize u thirrën për të prezantuar idetë e tyre përpara jurisë së ACT NOW 2025, në kuadër të garës për çmimin e madh të këtij edicioni. Prezantimet u ndoqën nga sesione pyetjesh dhe përgjigjesh, duke i ofruar jurisë një pasqyrë më të plotë për vlerësim të drejtë dhe gjithëpërfshirës.
Pas përfundimit të këtij procesi, juria shpalli 6 startupet finaliste që do të garojnë për ACT NOW Grand Prize, me një fond prej 50,000 Euro, të cilët janë: Sun Wave, Bliss, WellscanPro, POK, SUAPR.COM dhe InsectIntel.



Këto startupe do të kenë edhe një prezantim final gjatë Mbrëmjes së Ndarjes së Çmimeve, më 30 Maj, përpara një audience të përzgjedhur investitorësh, profesionistësh të industrisë, përfaqësuesish të institucioneve publike e partnerëve ndërkombëtarë si edhe jurisë së ACT NOW 2025.



Në të njëjtën mbrëmje do të shpallet edhe fituesi i ACT NOW Youth Prize, një çmim i dedikuar të rinjve deri në moshën 25 vjeç. Pesë finalistët e përzgjedhur për këtë çmim janë: Xhurian Shaba, Denajdër Bardhi, Ebubekër Rexha, Johan Gjinko dhe Nadiela Ahmeti.
Fituesi i Cyber Drill, i cili do të marrë pjesë në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve, do të shpallet në përfundim të sfidës “Cyber Drill Challenge”, eventit paralel që do të ndodhë përgjatë konferencës.
Në mbrëmjen e datës 30 Maj, ACT NOW ka rezervuar një mbrëmje të veçantë për të ftuarit, ku do të flitet për inovacion, investime dhe do të kurorëzohen idetë inovative të së ardhmes.
Email: [email protected]
Website: https://now.acti.al/